Atalanta pret sonte Clube Bruggen në ndeshjen kthyese në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Italianët kanë punë të vështirë në letër, pasi e humbën përballjen e parë 2:1 nga belgët.
Berat Gjimshiti synon suksesin e radhës me Atalantën me të cilët vitin e kaluar fitoi Ligën e Evropës kundër Granit Xhakës në finale.
Ai synon ta ndihmojë Perëndeshën që ta sigurojë 1/8 e finales, por këtë dëshirë e ka edhe shqiptari i Zvicrës, Ardon Jashari për Brugge-n.
Sonte nga ora 21:00 zhvillohet dueli mes dy klubeve ku luajnë dy shqiptarët, dhe ku përfundimisht do të dihet se cili nga ta do ta vazhdojë garën më të rëndësishme për klube në botë.
The post Gjimshiti apo Jashari – kush e fiton duelin për 1/8 e finales sonte? appeared first on Klan Kosova.



