Një incident me armë zjarri ka ndodhur sonte në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
Si pasojë dy persona janë lënduar.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
“Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha Ahmeti për Klankosova.tv
The post Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona appeared first on Klan Kosova.



