Me temperaturat e larta, shumë familje po përpiqen me çdo mënyrë të freskojnë dhomat e gjumit, në mënyrë që të arrijnë të flenë gjatë valës së të nxehtit.
Të shqetësuar për ditët në vijim, disa prindër i janë drejtuar rrjeteve sociale për të kërkuar këshilla se si t’i mbajnë shtëpitë më të freskëta, veçanërisht dhomat e fëmijëve, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Në Reddit, një prind ka shkruar: “Pa kondicioner, thjesht nuk arrijmë ta freskojmë katin e sipërm pavarësisht çdo gjëje që provojmë. Temperatura mbetet në fund të të njëzetave”.
Të ndjerë pa zgjidhje, prindi pranoi se po mendonin si opsion të fundit edhe rezervimin e një hoteli me kondicioner.
Megjithatë, Kryqi i Kuq britanik thotë se ekziston një metodë e pazakontë që ia vlen të provohet më parë, dhe lidhet me veshjen më shumë se zakonisht gjatë gjumit.
Këshilla e tyre thotë: “Ftohja e këmbëve ndihmon në uljen e temperaturës së përgjithshme të trupit. Vendosni një palë çorape në frigorifer gjatë ditës dhe vishini para se të shkoni në shtrat”, transmeton Klankosova.tv.
Organizata gjithashtu rekomandon një dush të vakët ose të ftohtë para gjumit, pasi ndihmon në uljen e temperaturës së trupit dhe e bën më të lehtë rënien në gjumë./Klankosova.tv



