Se Enver Bajraktari, i njohur si Veli, kishte zakon të hynte në oborret e bashkëfshatarëve pa pyetur, këtë e thotë edhe një banor tjetër i Baicës.
Ai nuk dëshiron t’i publikohet identiteti, por rrëfimi i tij e përforcon perceptimin që shumë fshatarë kishin për Enverin: njeri i drejtpërdrejtë, shpesh i padurueshëm dhe provokues.
“Ky s’ka punu kurrë ky Enveri”, fillon rrëfimin ky banor i Baicës, i cili nuk do të identifikohet për shkak të ndjeshmërisë së rastit.
“Nga pak e kanë majtë vëllezërit, nga pak është marrë me bujqësi, maj një lopë, maj një kali, kapak i shitke, probleme sikur krejt rinia që bojnë probleme ka pak që mujnë me rrëshqitë ka pak, naj hajni të vogël e që kanë bo ka pak deri në 20 vjet, po ky qato të 20 vjtëve nuk i ka lanë, ka vazhdu deri në këtë ditën e mbramë”, shprehet ai.
Gazetarja: Ka vjedhë a?
Banori: “Po jo bre hajnia kështu, po diqyshë i ka pasë do sjellje, ka pasë marak me të ngucë me fjalë, me marrë njerëzit nëpër gojë, me folë për gra të huja, me folë për njerëz të huj shumë. Mallë e kanë pasë gratë me dalë. Në qoftë se nuk ka mujt me t’i vjedhë këpucët, është mundu bile tojat e këpucëve me t’i vjedhë, tojat e këpucëve me t’i vjedhë, se e ka pasë me të leme atë far…”
“Unë du me folë realitetin, se nuk e kam gajle atëfarë pune. Deri te vrasja, ky e ka meritu prej kur i ka bo 10 vjet që ka nis me dalë në rrugë. Me sjelljet e këqija, me fjalë të këqija, me hajnitë që i ka bë nëpër katun, me çdo send. Mu më vjen keq për këtë Topin, veç prej vrasjes e këndej që e ka bë këtë far skene. Që e ka mshefë, që e ka përgatitë, që e ka shti aq keq, a deri te vrasja ky e ka meritu moti”, deklaroi ky banor.
Në vijim, ndiqeni videon e plotë:
The post Gjurmët, thashethemet dhe vdekja: Çfarë dinë banorët e Baicës për rastin tragjik (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



