Gordon drejt Bayernit? Bavarezët nisin negociatat me Newcastle

Bayern po i lë fjetur klubet angleze sërish, duke marr nga Premier League, futbollistët më të mirë.

Sulmuesi anësor i Newcastle United, Anthony Gordon, është shndërruar në objektivin kryesor të Bayern Munich për afatin kalimtar të verës. Sipas raportimeve nga Anglia dhe Gjermania, bavarezët tashmë kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin anglez dhe po tentojnë ta bindin Newcastle për shitjen e tij.

Mediumi “GOAL” raporton se Gordon dëshiron transferimin në “Allianz Arena”, ndërsa Bayern është gati të nisë ofertën me rreth 60 milionë euro. Megjithatë, Newcastle kërkon afro 75 milionë funte për kartonin e 25-vjeçarit, pasi ai ka kontratë deri në vitin 2030.

Sipas “TEAMtalk”, kampi i Gordonit tashmë ka dhënë dritën e gjelbër për kalimin në Bundesliga dhe lojtari e sheh Bayernin si hapin e ardhshëm në karrierë, për të luftuar rregullisht për trofe madhorë dhe Champions League.

Përveç Bayernit, interesim për reprezentuesin anglez kanë shfaqur edhe Chelsea, Liverpool, Arsenal dhe PSG, por aktualisht klubi gjerman konsiderohet favorit për nënshkrimin e tij.

Latest news
Related news