Familja Çoçaj nga fshati Lubizhdë e Prizrenit po përjeton momente ankthi dhe pasigurie që nga e premtja e 17 majit 2025, kur Granit Çoçaj, rreth 34 vjeçar është larguar nga shtëpia për të shkuar në punë dhe që atëherë nuk është kthyer më.
Burimet e Sinjalit thonë se Graniti ishte nisur për në punë rreth orës 07:00–08:00, por nuk është paraqitur fare në vendin e tij të punës, ndërsa kontakti me të është humbur plotësisht dhe telefoni i tij është i fikur.
Prej asaj dite nuk dihet asgjë për të. Familja, të afërmit dhe Policia janë duke kërkuar çdo gjurmë që mund të ndihmojë për ta gjetur.
Kush është Graniti? Emri: Granit Çoçaj, i lindur më 25.06.1991, vendbanimi: Lubizhdë, Prizren, i gjatë: 1.72 cm, peshon rreth 102 kg, flokët dhe sytë: të kaftë, veshmbathja në momentin e largimit: Nuk dihet dhe më parë ka qenë i raportuar edhe në vitin 2023 si person i zhdukur
Lutemi, nëse keni informacion – sado i vogël – që mund të ndihmojë për të gjetur Granitin, kontaktoni Policinë në numrin 192 ose drejtohuni në stacionin më të afërt.
Familja Çoçaj ka vetëm një kërkesë: Ndihmoni të gjejnë djalin e tyre.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

