Grossi mirëpret “njoftimet për situatën në Iran”

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) ka mirëpritur, siç tha ai, njoftimet lidhur me situatën në Iran duke iu referuar armëpushimit që tani është vënë në pikëpyetje.

“Rifillimi i bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore është kyç për një marrëveshje të suksesshme. I kam shkruar Araghchit (ministrit të Jashtëm të Iranit)duke theksuar se ky hap mund të çojë drejt një zgjidhjeje diplomatike të kontestit të gjatë mbi programin bërthamor iranian dhe i kam propozuar që të takohemi së shpejti”, tha ai.

Latest news
Related news