Gruaja dhe fëmijët e një futbollistit argjentinas që luan në Venezuelë, Lucas Trejo, humbën jetën në tërmetet e dyfishta që goditën vendin javën e kaluar.
Lucas Trejo, i cili luan për Club Sport Maritimo të La Guaira, i tha më parë portalit Noticias Telemundo se po “kërkonte nëpër rrënoja me duart e tij” duke kërkuar gruan e tij Yanina, djalin dhe vajzën e tyre.
Trejo kishte qenë larg me ekipin kur një tërmet me magnitudë 7.2 ballë u pasua disa sekonda më vonë nga një tërmet me magnitudë 7.5 ballë.
Noticias Telemundo konfirmoi vdekjet me Club Sport Maritimo të La Guaira, i cili i bëri homazh familjes së Trejos në një deklaratë:
“Për prehjen e përjetshme të Yanina de Trejo (bashkëshortes), Aaron Trejo (djalit) dhe Ainhoa Trejo (vajzës) të lojtarit tonë Lucas Trejo. Familja e madhe e Club Sport Marítimo de La Guaira shpreh ngushëllimet e saj për vdekjen e anëtarëve të familjes së tij.” /Klankosova.tv


