Futbollisti turk, Arda Guler, ka folur pas eliminimit të befasishëm të Turqisë nga Kupa e Botës që në xhiron e dytë.
Ai kërkoi falje dhe tha se do të mundohet ta bëjë më të mirën që turqit ta harrojnë këtë ngjarje.
“I kërkojmë falje popullit turk”, ka thënë futbollisti Arda Guler.
“Do të bëj gjithçka në fuqinë time përgjatë karrierës sime me kombëtaren që t’i bëj të gjithë ta harrojnë këtë turne”.
“Ne luajmë për klube shumë të mëdha, dhe duhet ta shfaqim këtë në fushë”.



