Sulmuesi i Sportin Lisbonës, Viktor Gyokeres, ka vendosur që të mos kthehet në stërvitje me klubin.
Gyokeres, nuk do të paraqitet sot në nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri dhe në asnjë moment me Sportingun këtë verë, pasi konsideron se kapitulli i tij me klubin është mbyllur, transmeton Klankosova.tv.
Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, Gyokeres dëshiron vetëm t’i bashkohet Arsenalit, ku kontrata pesëvjeçare është dakordësuar javën e kaluar, teksa klubet vazhdojnë negociatat.
The post Gyokeres s’kthehet në stërvitje me Sportingun, në mendje e ka vetëm kalimin te Arsenali appeared first on Klan Kosova.

