Hajduti në Adelaide vjedh Lego me vlerë 140.000 euro

Policia në Adelaide të Australisë ka zbuluar një sasi të madhe lodrash Lego të vjedhura, me vlerë rreth 140 mijë euro.

Në banesën e një 41-vjeçari u gjetën rreth 2.500 artikuj, përfshirë 1.700 kuti Lego të papahapura, transmeton klankosova.tv.

Tre kamionë u deshën për të transportuar lodrat e konfiskuara.

Sipas hetimeve të nisura nga operacioni “Measure”, dyshohet se lodrat janë vjedhur nga dyqane në zonën e Adelaide dhe janë shitur online.

I dyshuari do të dalë para gjykatës më 30 shtator.

The post Hajduti në Adelaide vjedh Lego me vlerë 140.000 euro appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news