Hakohen të dhënat private të Gucci, Balenciaga dhe Alexander McQueen

Kriminelët kibernetikë kanë vjedhur të dhënat private të potencialisht miliona klientëve të Balenciaga, Gucci dhe Alexander McQueen në një sulm të organizuar.

Të dhënat e vjedhura përfshijnë emra, adresa email-i, numra telefoni, adresa dhe shumën totale të shpenzuar në dyqanet luksoze në të gjithë botën.

Kering, kompania mëmë e markave luksoze, ka konfirmuar shkeljen dhe thotë se ua ka zbuluar incidentin autoriteteve përkatëse të mbrojtjes së të dhënave.

Bëhet e ditur  se nuk u vodhën informacione financiare, siç janë detajet e kartës. /Klankosova.tv 

The post Hakohen të dhënat private të Gucci, Balenciaga dhe Alexander McQueen appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news