Jeton Halimi i ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka komentuar lidhur me raportimin se disa shtetase iraniane po u afroheshin fëmijëve në Shqipëri gjë që ngriti shqetësim shoqëror.
Halimi tha se institucionet e Kosovës nuk u kanë dhënë shumë rëndësi organizatave joqeveritare duke thënë se gjysma e tyre janë ‘fake’, raporton KlanKosova.tv.
“Institucionet e Kosovës nuk u kanë dhënë rëndësi organizatave joqeveritare që gjysma janë ‘fake’, gjysma kanë mik dhe për një kohë të caktuar marrin grante dhe këto që vijnë nga jashtë janë jashtë kontrollit. Besoj që Shqipëria veç i ka verifikuar ato a janë me dosje kriminale dhe çfarë veprimtarie bëjnë, apo kanë mision kamuflazhi kryejnë punë diçka tjetër dhe kamuflohen me veprimtari pozitive”, tha Halimi.



