Britaniku Lewis Hamilton fitoi garën e sprintit të Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1 këtë mëngjes, fitorja e tij e parë me Ferrarin, të cilit iu bashkua në fillim të sezonit.
Shtatë herë kampioni i botës e nisi garën e Shanghait nga pole position dhe udhëhoqi të gjitha 19 xhirot.
Për Hamilton, kjo fitore nuk është vetëm e para si pilot i Ferrarit, por edhe e para në një garë sprint që nga prezantimi i formatit katër vjet më parë.
Australiani Oscar Piasti në McLaren fitoi vendin e dytë dhe kampioni në fuqi i botës Max Verstappen (Red Bull) ishte i treti.
Pesëshen e parë në këtë garë e plotësuan piloti britanik George Russell (Mercedes) dhe Monegasku Charles Leclerc (Ferrari).
Lideri aktual i përgjithshëm Lando Norris (McLaren) përfundoi vetëm i teti.
Kujtojmë se gara kryesore e Shanghait pritet të zhvillohet nesër.
!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?
n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;
n.push=n;n.loaded=!0;n.version=’2.0′;n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;
t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,
document,’script’,’https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘1418914601497903’); // Insert your pixel ID here.
fbq(‘track’, ‘PageView’);

