Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kryetari i saj, Bedri Hamza, do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një takim lidhur me procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës.
Sipas PDK-së, Hamza do të marrë pjesë në takim për të dëgjuar se çfarë zgjidhjeje konkrete propozon Kurti për tejkalimin e krizës institucionale dhe politike.
Në njoftimin e kësaj partie thuhet se Kryesia e PDK-së ka diskutuar certifikimin e rezultateve zgjedhore dhe ftesën e dërguar nga lideri i Vetëvendosjes, duke vlerësuar se çdo iniciativë që synon funksionalizimin e institucioneve duhet të trajtohet me përgjegjësi.
“Partia Demokratike e Kosovës e trajton me seriozitet çdo kërkesë zyrtare që i drejtohet dhe konsideron se çdo iniciativë që synon funksionalizimin e institucioneve të Republikës së Kosovës meriton të dëgjohet dhe të vlerësohet me përgjegjësi, prandaj kryetari Bedri Hamza do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për të marrë pjesë në takimin e nesërm, që të dëgjojë se çfarë zgjidhjeje konkrete ofron z. Kurti për tejkalimin e krizës institucionale”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Kjo parti ka theksuar se përgjegjësia për formimin e institucioneve i takon subjektit politik që ka dalë i pari në zgjedhje, duke kërkuar nga Kurti që të prezantojë planin për krijimin e institucioneve dhe sigurimin e shumicës së nevojshme.
“PDK rithekson se përgjegjësia kushtetuese dhe politike për formimin e institucioneve i takon partisë që ka dalë e para në zgjedhje. Për këtë arsye, pret që z. Kurti të paraqesë planin e tij për krijimin e institucioneve dhe sigurimin e shumicës së nevojshme”, thuhet në njoftim.
Nga PDK kanë bërë të ditur se zhvillimet e mëtejshme do të varen nga serioziteti i procesit, respektimi i rendit kushtetues dhe gatishmëria për të ofruar zgjidhje konkrete në interes të vendit.
“Çdo zhvillim i mëtejmë do të varet nga serioziteti i këtij procesi, respektimi i rendit kushtetues dhe gatishmëria për të ofruar zgjidhje konkrete në interes të Republikës së Kosovës dhe jo nga kalkulimet politike apo përpjekjet për ta shpërndarë përgjegjësinë te opozita”, thuhet më tej në komunikatë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



