Opinionisti Ilir Deda ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke e cilësuar atë si një “qeveri dembele” dhe duke thënë se vendi nuk ka shënuar rezultate të mjaftueshme.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Deda u shpreh se Kosova ka mbetur prapa në rajon dhe se debati publik është degraduar.
“As në rajon ne nuk jemi kërkah hiq. Na kurgjo mo s’po guxojmë me mendu se na është zvogëlu truni prej një qeverie dembele, që s’ka asnjë rezultat dhe e cila nuk punon, me një opozitë e cila mundohet me të bind që e kaluara ka qenë e mirë. Është e papranueshme ky lloj diskutimi publik”, tha mes tjerash Deda.
Ndiqni deklarimin e plotë:



