Haradinaj kërkon takim para seancës për kandidatin për kryetar të Kuvendit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj para nisjes së seancës konstituive, tha se me shefen e GP-së së kësaj partie, Time Kadrijajn, do të kërkojnë një takim para seancës me shefat e grupeve të partive të tjera dhe kryesuesin e seancës.

“Do të flasim për kandidaturën, që do të jetë një kandidaturë unifikuese”, u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv.

Ai shton se këtë mendojnë ta bëjnë që seanca të nisë e mirë-menduar.

Por se a do të pranohet kjo iniciativë nga VV-ja, Haradinaj thotë se nuk mund ta di si do të shkojë rrjedha.

The post Haradinaj kërkon takim para seancës për kandidatin për kryetar të Kuvendit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news