Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar presidentin Ibrahim Rugova, në 19-vjetorin e vdekjes së tij.
Ai postoi një fotografi krah Rugovës e realizuar shumë vjet më parë, përmes së cilës tha se ai mbetet model i politikanit të urtë e vizionar dhe një figurë e ndritur e kombit.
“Sot në përvjetorin e tij, e kujtojmë me shumë respekt Presidentin Ibrahim Rugova. Ai gjithmonë mbetet model i politikanit të urtë e vizionar dhe një figurë e ndritur e kombit. Nderim i përjetshëm emrit dhe veprës së tij”, ka shkruar Haradinaj, njofton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



