Helikopteri i policisë u shënjestrua me laser nga turma në Dublin

Një oficer policie është plagosur pas një nate protestash të dhunshme jashtë një hoteli për azilkërkues në Dublin, me gjashtë arrestime.

Jashtë hotelin “Citywest” u hodhën tulla dhe fishekzjarrë, po ashtu edhe shishe qelqi dhe një furgoni të  policisë i është vënë flaka.

Komisioneri Justin Kelly tha se kjo padyshim nuk ishte një protestë paqësore.

“Veprimet e kësaj mbrëmjeje mund të përshkruhen vetëm si dhunë banditeske. Kjo ishte një turmë e vendosur për dhunë. Tani do të fillojmë procesin e identifikimit të atyre që kryen krime dhe do t’i nxjerrim para drejtësisë ata që janë përfshirë në këtë dhunë.”

Është nata e dytë e demonstratave pas një sulmi të dyshuar seksual në hotelit në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Disa nga turma hodhën gurë dhe sende të tjera mbi oficerët e rendit publik ndërsa ata i larguan protestuesit – dhe në vendngjarje u vendosën topa uji.

Një rresht oficerësh po i pengonte protestuesit të afroheshin drejt hotelit, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

The post Helikopteri i policisë u shënjestrua me laser nga turma në Dublin appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news