I arratisuri nga psikiatria merr veturën e babait dhe zhduket – familjarët alarmojnë për rrezik të madhSinjali

Sinjali ka mësuar për një rast shqetësues që ka ndodhur sot në Vushtrri, ku një i ri, pas arratisjes nga Reparti i Psikiatrisë në QKUK, është larguar në drejtim të panjohur me veturën e familjes.

Sipas burimeve të sigurta nga tereni, i riu, Blenard Januzi, është arratisur nga spitali dhe ka arritur në shtëpi me taksi. Pa asnjë paralajmërim, i njëjti ka marrë çelësat e veturës Volkswagen Golf 7, ngjyrë e zezë, dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Fqinjët që e kanë parë babain në panik thonë se ai ka kërkuar ndihmë duke deklaruar: “S’kam më zgjidhje, veç me lajmëru në polici”.

Burimet të afërta me familjen sqarojnë se arsyeja e publikimit të rastit është frika se i riu mund të bëhet i rrezikshëm për veten apo të tjerët. “Po e bëjmë këtë për të parandaluar një tragjedi. Ky nuk është një rast i zakonshëm, por një alarm i drejtpërdrejtë për rrezik potencial ndaj qytetarëve”, thotë një i afërm për Sinjalin.

Nuk ka ende konfirmim nëse Policia është vënë në ndjekje të menjëhershme, ndonëse përmasat e rastit kërkojnë reagim urgjent.

Sinjali mbetet në terren dhe do t’ju sjellë detaje të reja sapo të konfirmohen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news