Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjakovë, ku një i mitur ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë, ndërsa më pas është grabitur nga tre persona të dyshuar, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 18:50 në rrugën “Ferid Domi”.
Sipas informacioneve fillestare, viktima, një i mitur, ishte takuar me tre persona që dyshohet se po ashtu janë të moshës së mitur. Pas një bisede mes tyre, situata ka eskaluar në dhunë fizike.
Dyshohet se tre të rinjtë kanë filluar ta sulmojnë viktimën, ndërsa njëri prej tyre e ka goditur me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Por sulmi nuk ka përfunduar me kaq.
Sipas burimeve të Sinjalit, pas therjes, të dyshuarit i kanë marrë me forcë nga çanta rreth 115 euro para të gatshme dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
I lënduari është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa njësitë policore dhe hetuesit kanë nisur veprimet intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me vendimin e të cilit rasti është iniciuar si “Grabitje”.
Hetimet janë duke vazhduar nga Sektori Rajonal i Hetimeve, ndërsa Policia po punon për identifikimin e tre personave të dyshuar që dyshohet se morën pjesë në sulm dhe grabitje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



