I riu nga Lipjani dorëzon armën e paautorizuar pas informacioneve të Policisë – procedohet penalishtSinjali

Një armë zjarri është sekuestruar sot në fshatin Medvec të Lipjanit, pas një operacioni të Njësisë së Hetimeve, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se pas një informacioni operativ, njësitet policore kanë shkuar në shtëpinë e 21-vjeçarit Haki Muja, i cili pasi është kontaktuar nga Policia, ka pranuar vullnetarisht të dorëzojë një armë të shkurtër me gaz, të llojit BLOW TR 92 cal.9mm, me një karikator dhe një fishek.

Pas sekuestrimit të armës, i riu është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar në prani të avokatit të tij.

Me vendim të Prokurores së Shtetit, Ardiana Veseli, ndaj Mujës është hapur rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa procedura do të vazhdojë në mënyrë të rregullt.

Gazeta Sinjali do të sjellë të tjera informacione lidhur me këtë rast.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news