Në emisionin e sotëm Rubikon në Klan Kosova, temë diskutimi do të jetë çështja e përfitimeve nga mashtrimet online.
Do të diskutohet për profilet e rreme nëpër rrjete sociale, kush qëndron para tyre dhe se sa janë të rrezikuar qytetarët nga këto mashtrime.
– Si po përdoren profilet e rreme për ta orientuar opinionin publik?
– Kush qëndron prapa tyre dhe çfarë synimesh fshihen pas këtij aktiviteti?
– Sa të rrezikuar janë qytetarët nga mashtrimet dhe krimet kibernetike?
– Dhe si mund t’i dallojmë në kohë për të mos rënë pre e tyre?
Paneli përbëhet nga Valon Kerolli, Arbër Ramadani, Gonxhe Sylaj, Diamant Bajra dhe Dren Gërguri.
Klan Kosova, 20:45.




