Rastësi apo fat? Numri 19 vazhdon të jetë pjesë e historisë së Messit dhe Yamalit

Lionel Messi dhe Lamine Yamal do të përballen për herë të parë në karrierën e tyre në finalen e Kupës së Botës, por vëmendje të madhe kanë marrë rastësitë e shumta që i lidhin me numrin 19.

Historia nisi 19 vite më parë, kur Messi u fotografua duke mbajtur dhe larë foshnjën Lamine Yamal në një set fotografik bamirësie, transmeton Klankosova.tv.

Tashmë, pas 19 vitesh, rrugët e tyre do të kryqëzohen sërish, kësaj radhe në ndeshjen më të madhe të futbollit.

Përputhjet nuk përfundojnë këtu, të dy debutuan në Kupën e Botës në moshën 19-vjeçare dhe në paraqitjen e tyre të parë në Botëror mbanin fanellën me numrin 19.

Sipas Marca, i njëjti numër i ka bashkuar edhe te Barcelona, ku Messi e veshi para se të kalonte te numri 10, ndërsa Yamal ndoqi të njëjtën rrugë.

Edhe finalja e Kupës së Botës do të zhvillohet më 19 korrik, duke bërë që numri 19 të jetë sërish në qendër të vëmendjes.

Këto përputhje kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë tifozë flasin për “magjinë e numrit 19”.

Latest news
Related news