Duran te Benfica, klubi i pestë brenda dy vjetësh

Benfica ka arritur marrëveshje për huazimin e Jhon Duranit.

Sulmuesi do t’u bashkohet nga Al Nassri, por me mundësi blerjeje.

Durani donte kalimin te klubi portugez për shkak të projektit dhe planeve të trajnerit Marco Silva.

Paga e lojtarit do të paguhet nga të dyja klubet, dhe klauzola e blerjes nuk do të jetë obligative.

Ky përndryshe do të jetë klubi i pestë brenda dy vjetësh për kolumbianin.

Latest news
Related news