Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar klubet për datën e zhvillimit të shortit për edicionin e ri garues 2026/2027.
Sipas njoftimit të Komisionit të Garave të FFK-së, shorti do të hidhet më 27 korrik 2026, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku do të përcaktohet kalendari i garave për klubet e kategorive kryesore, transmeton Klankosova.tv.
Ceremonia e shortit do të zhvillohet sipas këtij orari:
Superliga e Kosovës – ora 13:00
Liga e Parë – ora 14:00
Liga e Dytë – ora 15:00
Komisioni i Garave ka ftuar përfaqësuesit e të gjitha klubeve që të jenë të pranishëm në ceremoninë e shortit, duke respektuar orarin e përcaktuar për secilën ligë.
Me hedhjen e shortit, klubet do të mësojnë përballjet dhe rrugëtimin e tyre në sezonin e ri futbollistik, i cili pritet të sjellë gara të reja dhe sfida të mëdha në futbollin kosovar.



