Klubi turk Besiktash ka bërë ofertën e parë zyrtare për transferimin e Mohamed Salah, duke tentuar të sigurojë shërbimet e yllit egjiptian për sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve, Salah fillimisht kishte kërkuar një pagë prej rreth 13 milionë funteve në vit, por tashmë thuhet se është i gatshëm të ulë kërkesat financiare për të ndihmuar që marrëveshja të realizohet, transmeton Klankosova.tv.
Beşiktaş have made their opening offer for Mohamed Salah.
Salah initially demanded a salary of around £13 million per year, but is now reportedly willing to lower his wage demands to help make the move happen.
His lawyer has arrived in Istanbul as negotiations continue.… pic.twitter.com/gbYitABHQ0
— SPORF (@Sporf) July 17, 2026
Negociatat mes palëve vijojnë, ndërsa një tjetër zhvillim i rëndësishëm është se avokati i Salah ka mbërritur në Stamboll, ku pritet të zhvillohen diskutime të mëtejshme për detajet e kontratës.
Besiktash po kërkon të realizojë një transferim të bujshëm me afrimin e sulmuesit egjiptian, i cili konsiderohet një nga futbollistët më të mëdhenj të gjeneratës së tij.





