Dita e sotme nuk është një e shtunë normale në Tiranë.
Një nga reperët më të njohur në mbarë botën, Kanye West, do të mbajë një koncert gjigant.
Ai ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranë dhe është vendosur në ambientet e një hoteli në qendër të kryeqytetit shqiptar, shkruan tch, transmeton Klankosova.tv.
Nga jashtë nuk kanë munguar fansat, që kanë arritur ta pikasin dhe nuk e fshehin admirimin për yllin e muzikës.
Përveç prezencës së tij, ka rënë në sy edhe veshja e West. Pavarësisht temperaturave të larta që kanë pushtuar vendin tonë në këtë muaj, Kanye shihet të jetë veshur mjaft trashë, me pantallona të gjata, xhup dhe çizme.



