Një rast i pazakontë ka ndodhur në Gjakovë, ku një grua kishte raportuar në Polici se i ishin vjedhur targat dhe dokumentet e veturës, por hetimet kanë zbuluar se e vërteta ishte krejt tjetër.
Sinjali mëson se më 13 maj 2025, rreth orës 14:00, A. SH është paraqitur në Stacionin Policor të Gjakovës, ku ka deklaruar se atë mëngjes, rreth orës 08:15, kishte vërejtur se vetura e saj VW Tiguan ishte pa targa dhe se nga brendësia i mungonin CRA dhe polisa e sigurimit. Sipas saj, ajo kishte dyshuar për vjedhje.
Por hetimet e Njësisë së DIA-s kanë zbuluar një tjetër version të ngjarjes. Më 15 maj, Policia ka marrë informatë se më 12 maj 2025, e njëjta kishte hyrë në territorin e Kosovës përmes pikës kufitare në Han të Elezit pa targa, të cilat më herët i ishin konfiskuar nga Policia greke.
Pamjet e siguruara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve kanë konfirmuar saktësinë e informacioneve, duke dëshmuar se deklarata e bërë nga ajo në Polici ishte e pavërtetë.
Pas këtyre zbulimeve, A.SH është intervistuar si e dyshuar dhe me urdhër të prokurores kujdestare, rasti është ri-kualifikuar nga “Vjedhje” në “Lajmërimi apo kallëzim i rremë”.
E dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, por megjithatë rasti vazhdon të trajtohet në Prokurori.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

