
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vjedhjes në fshatin Topliqan të Lipjanit.
Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij, kanë vjedhur: një pistoletë cal-9×19 mm (me leje) dhe sasi ari në vlerë rreth 5000 euro”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/

