Ish-sulmuesi legjendar suedez, Zlatan Ibrahimovic, beson se Zinedine Zidane është kandidati ideal për të marrë drejtimin e kombëtares së Francës, duke theksuar se “Gjelave” u nevojitet më shumë një menaxher sesa një trajner.
Duke folur për Zidanen, Ibrahimovic vlerësoi sukseset e tij të jashtëzakonshme me Real Madridin, ku fitoi tre trofe radhazi të Ligës së Kampionëve.
“Zidane bëri një punë të shkëlqyer te Real Madridi. Ai fitoi tre Liga të Kampionëve. Të gjithë e dimë se ai do ta marrë drejtimin e kombëtares franceze”, u shpreh Ibrahimovic.
Sipas suedezit, Zidane nuk do të ketë nevojë të bëjë ndryshime të mëdha në aspektin sportiv, pasi Didier Deschamps ka ndërtuar tashmë një bazë shumë të fortë.
“Mendoj se ai thjesht do të vazhdojë punën që Deschamps ka ndërtuar. Nuk është e vështirë të zgjedhësh lojtarët, sepse Franca i ka ata. Ajo që duhet të sjellë është menaxhimi i tij dhe mënyra se si dëshiron ta drejtojë ekipin”, përfundoi Ibrahimovic.



