Identifikohet sulmuesi i të riut në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” – E goditi me thikë në dorë pas një mosmarrëveshjejeSinjali

Gazeta Sinjali ka raportuar sot gjatë ditës për një rast ku një person i gjakosur, si pasojë e therjes me thikë është paraqitur në QKUK

Teksa, Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se është identifikuar personi që plagosi me thikë të riun Art Ymeri, në një incident që ndodhi më 26 maj 2025, rreth orës 13:30, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë.

Burime brenda strukturave të sigurisë bëjnë me dije se pas një mosmarrëveshjeje mes dy të rinjve, situata ka eskaluar në përdorim të forcës dhe mjetit të mprehtë.

I dyshuari është Albin Kadrijaj, 23 vjeçar, i cili e ka goditur Art Ymerin, 21 vjeçar me një goditje thike në dorën e majtë, duke i shkaktuar lëndime trupore të lehta.

Pas incidentit, viktima është dërguar në QKUK, ku ka marrë trajtim mjekësor dhe është liruar për trajtim të mëtejshëm në shtëpi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat janë marrë me grumbullimin dhe administrimin e provave materiale, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Shtetit.

Me vendim të prokurorit, të dy personat janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Njësinë e Hetimeve.

Gazeta Sinjali do të sjellë të rejat e radhës lidhur me këtë rast.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news