Gazetari Dardan Idrizi, në emisionin “Ora Shtatë”, ka komentuar situatën e dy yjeve të futbollit gjatë Kupës së Botës 2026, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, duke i cilësuar si dy përvoja krejtësisht të ndryshme.
Sipas Idrizit, fundi i aventurës së Ronaldos në garën e fundit nuk ishte ai që do të dëshironte, pasi një humbje në momentet vendimtare lë gjithmonë një shije të hidhur, transmeton Klankosova.tv.
“Kanë qenë dy ekstreme të ndryshme. Për Cristiano Ronaldon një lamtumirë jo e mirë, ndjenjë jo e mirë, sepse ndjenja e fundit, kujtimi i fundit kur është humbja është gjithmonë i hidhur”, u shpreh Idrizi në Klan Kosova.
Ndërkohë, gazetari theksoi se Lionel Messi vazhdon të jetë ende aktiv në garë dhe për këtë arsye mbetet një nga favoritët kryesorë.
“Teksa Messi është ende në lojë, është favorit”, shtoi Idrizi gjatë emisionit “Ora Shtatë”.



