Incident i rëndë në vendin e punës në Prishtinë – I riu përfundon në spital me lëndime të rënda, një tjetër në pranga të policisëSinjali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në rrugën “Aziz Tolaj” në Prishtinë, ku një i ri ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë orarit të punës, raporton Gazeta Sinjali.

Burime nga hetuesia bëjnë me dije se rreth orës 14:46, më 23 maj 2025, është raportuar për një person që ndodhej në trajtim mjekësor, pasi kishte pësuar lëndime në rrethana të dyshimta. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore, është konstatuar se i dyshuari Arlind Zeka, rreth 20-vjeçar, po drejtonte një veturë, ndërsa viktima A.D, rreth 20-vjeçar, ndodhej i ulur mbi veturë, ku në një moment ka rrëshqitur dhe është lënduar rëndë fizikisht.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, viktima nuk është marrë ende në pyetje, ndërsa Prokurori Kujdestar i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të zbardhur përgjegjësinë dhe rrethanat e incidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news