Influencerja e njohur akuzohet për vrasjen e të dashurit në Dubai, arrestohet në aeroport

Tiktokerja Brooke George, 23 vjeç, akuzohet se ka therur për vdekje një britanik 26-vjeçar pasi udhëtoi për ta takuar atë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ish-punonjësja e dyqanit John Lewis nga Gravesend pretendon se ishte abuzuar vazhdimisht prej tij dhe se gjatë një sulmi mori një thikë kuzhine për t’u mbrojtur, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

uncleared grabs - Brooke George - former John Lewis worker facing death penalty in Dubai if she's found guilty of murder

Familja e Brooke po përpiqet me dëshpërim të mbrojë çështjen e saj, mes frikës se ajo mund të përballet me pushkatim nëse shpallet fajtore.

Nëna e saj, Thereza George, tha: “Jam thellësisht e shqetësuar për gjendjen e saj. Vajza me të cilën fola atë natë ishte jashtëzakonisht e tmerruar. Besoj fort se ajo po përpiqej me dëshpërim të kthehej në shtëpi dhe të largohej nga gjithçka që kishte ndodhur”.

Burri për vrasjen e të cilit Brooke akuzohet është William Treeby, gjithashtu nga Kent.

TikTokerja u arrestua teksa po përpiqej të hipte në një fluturim për t’u kthyer në Britani dhe u akuzua për vrasje me paramendim.

Sipas Detained in Dubai, Brooke e njohu të dashurin e saj në Facebook dhe udhëtoi drejt Dubait për ta takuar.

Daily Mail understands the man she is accused of murdering is William Treeby, pictured, who is also originally from Kent but lives in Dubai / re: Brooke George - former John Lewes worker facing death penalty in Dubai if she's found guilty of murder. This is the manshe killed: One Facebook he's called William Treeby https://www.facebook.com/profile.php?id=61583371349463 But he had entered Dubai on a different identification / passport name which confused police during her questioning

Vizita e parë njëjavore u përshkrua si pozitive, por sjellja e tij thuhet se ndryshoi “në mënyrë dramatike” gjatë vizitës së dytë, kur ai u bë “kontrollues dhe abuzues”.

Brooke pretendon se 26-vjeçari u deh dhe e “sulmoi” atë në zonën e Jumeirah Village.

Influencuesja kontaktoi familjen e saj në gjendje paniku pasi pretendon se ishte “goditur vazhdimisht me grushte” dhe organizoi një fluturim për t’u kthyer në shtëpi me ndihmën e miqve. Megjithatë, kur u kthye në apartament për të marrë pasaportën, ajo pretendon se gjeti sendet e saj personale të shpërndara nëpër banesë.

Brooke pretendon se u “godit fort në fytyrë dhe u sulmua” kur iu lut atij t’ia kthente pasaportën.

Ajo thotë se kishte frikë për jetën e saj dhe e goditi me thikë pasi kapi një thikë kuzhine që ndodhej pranë saj, duke vepruar në vetëmbrojtje.

Latest news
Related news