“Je e zhveshur”, influenceres i ndalohet hipja në avion për shkak të veshjes

Një grua që u përpoq të hipte në një fluturim e veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë të shkurtër gjatë valës së të nxehtit, thotë se iu ndalua hyrja sepse veshja e saj u konsiderua tepër zbuluese.

Edda Pilz, e njohur në internet si Edda Elisa, thotë se u ndalua te porta dhe iu tha se dukej “e zhveshur”.

25-vjeçarja kishte veshur rroba sportive për t’u mbajtur freskët, pasi temperatura kishte kaluar 30°C. Ajo po përpiqej të hipte në një fluturim të Lufthansa-s, kur thuhet se iu mohua hyrja, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Sipas influencueses, përfaqësuesi i tha: “Nuk mund të hipësh në avion”.

Kur Edda pyeti pse, punonjësi iu përgjigj: “Nuk ke veshur asgjë. Je e zhveshur”.

Edda tha se veshja e saj ishte veshje sportive normale, por megjithatë iu kërkua të mbulohej. Ajo mori një xhaketë, e veshi dhe më pas iu tha ta mbyllte plotësisht zinxhirin përpara se t’i lejohej të hipte në avion.

Edda tha: “Nëse ka rregulla, i pranoj. Por atëherë m’i tregoni rregullat”.

Lufthansa deklaroi se ato fjalë specifike “nuk përputhen me standardet tona” dhe se nuk do të ishin përdorur nga stafi i tyre. Kompania ajrore tha se pasagjerët duhet të veshin rroba “të përshtatshme me karakterin e një udhëtimi publik”, të cilat nuk cenojnë mirëqenien e bashkudhëtarëve që vijnë nga prejardhje dhe kultura të ndryshme.

Latest news
Related news