Interi hidhet në sulm për Djed Spence

Interi po e përshpejton për transferimin e Djed Spence.

Sipas Gazzetta dello Sport, Tottenham kërkon të paktën 35 milionë euro për mbrojtësin anglez, i cili ka bindur me paraqitjet e tij të fundit.

Cristian Chivu e pëlqen 25-vjeçarin për aftësinë e tij për të luajtur në të dy krahët, ndërsa vetë lojtari është i hapur për një kalim te zikaltrit.

Në rast se marrëveshja dështon, Interi po monitoron edhe Nahuel Molina dhe Vanderson.

Latest news
Related news