Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se një segment i rrugës “Agim Ramadani” do të jetë i mbyllur përkohësisht.
Arsye për mbylljen e saj janë punimet në këtë segment rrugor, që nis nga semaforët te Mensa e Studentëve deri te kryqëzimi te semaforët e Ministrisë së Arsimit.
“Ju njoftojmë se, për shkak të punimeve që do të zhvillohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, do të ketë mbyllje të përkohshme të një segmenti të rrugës “Agim Ramadani”, nga semaforët te Menza e Studentëve deri te kryqëzimi te semaforët e Ministrisë së Arsimit”, shkruan në njoftimin e Komunës së Prishtinës, raporton klankosova.tv.
Ky segment rrugor do të jetë i mbyllur për dy ditë, nga data 18.07.2026, ora 20:00 deri më 20.07.2026, ora 20:00.
“Gjatë kësaj periudhe, luteni të përdorni rrugë alternative dhe të respektoni sinjalizimin e përkohshëm të trafikut”, tha Kryeqyteti në njoftim. /Klankosova.tv



