Komiku mbush stadiumin me gati 80 mijë vetë, hyn në histori

Komiku amerikan Shane Gillis ka hyrë në historinë e Guinness pasi ka shitur 76 mijë e 212 bileta për performancën e tij në stadiumin “Lincoln Financial Field” në Philadelphia.

Rekordi u konfirmua zyrtarisht nga përfaqësuesit e Guinness World Records.

Gillis pritet të vendosë edhe një rekord të dytë për audiencën më të madhe në një shfaqje komedie, nëse numri i të pranishmëve konfirmohet.

Gjatë dy vjetëve të fundit ai ka shitur mbi një milion bileta në më shumë se 100 shfaqje.

Me këtë sukses, Shane Gillis forcon pozicionin e tij si një nga emrat më të mëdhenj të komedisë amerikane sot.

Latest news
Related news