Kampionit të botës me Spanjën i mohohet hyrja në ShBA, i lutet Trumpit të mos e humbë finalen

Ish-mbrojtësi i majtë i Spanjës, Joan Capdevila, po i kërkon ndihmë presidentit amerikan Donald Trump pasi aplikimi i tij për ESTA (autorizimi elektronik për udhëtim në ShBA) është refuzuar.

Ai kërkoi ndihmë që t’i mundësohet shkuarja atje për të përcjellë finalen Spanjë – Argjentinë.

“Më ndihmo, president Donald Trump… jam fitues i Kupës së Botës më 2010 dhe nuk mund të hyj në ShBA”, ka thënë Capdevila.

“Sapo më thanë se nuk mund të udhëtoj për në finale me fëmijët e mi, sepse ma refuzuan ESTA-n”, njoftoi Capdevila.

“A mund të më ndihmojë dikush me këtë? Nuk e dini sa i emocionuar isha që të isha atje me të gjithë miqtë e mi nga viti 2010 dhe me familjen time për të mbështetur kombëtaren spanjolle”.

“Nuk mund ta besoj që nuk më lejohet të hyj në ShBA… dhe të humbas një moment të tillë me fëmijët e mi, të cilët e duan aq shumë futbollin”.

Latest news
Related news