Aksion për lirimin e banesave komunale, Rama: Prona publike nuk mund të uzurpohet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për aksionin e Drejtorisë së Pronës për lirimin e banesave komunale në kryeqytet.

Rama përmes një postimi në Facebook tha se ‘prona publike nuk mund të uzurpohet e as të trajtohet si pronë private’, transmeton klankosova.tv.

“Po vazhdojmë me vendosmëri lirimin e banesave komunale që për vite me radhë janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme, pa kontrata dhe pa bazë ligjore.Prona publike nuk mund të uzurpohet e as të trajtohet si pronë private. Detyrimi ynë është ta mbrojmë, ta kthejmë në funksion të ligjit dhe ta menaxhojmë me përgjegjësi e transparencë.Kryeqyteti do të vazhdojë të veprojë pa kompromis ndaj çdo uzurpimi të pronës komunale!”, ka shkruar ai.

Latest news
Related news