“Nëse fitojmë Botërorin, do ta bëj tatuazh fytyrën e selektorit” Cucurella me premtim para finales

Mbrojtësi i Spanjës, Marc Cucurella, ka zbuluar se do t’i japë fund karrierës së tij me kombëtaren nëse spanjollët mposhtin Argjentinën në finalen e Kupës së Botës 2026.

27-vjeçari, i cili ka qenë titullar i padiskutueshëm gjatë gjithë turneut, tha se pas triumfit në Euro 2024, fitimi i Kupës së Botës do të ishte arritja maksimale me fanellën e Spanjës.

Nëse fitojmë Kupën e Botës, do ta telefonoj Luis de la Fuente dhe do t’i them të mos mbështetet më tek unë, sepse do të tërhiqem nga ekipi kombëtar. Me titujt evropian dhe botëror nuk mund të bëhet më mirë”, deklaroi Cucurella për L’Equipe.

Mbrojtësi zbuloi gjithashtu një premtim të veçantë për trajnerin Luis de la Fuente.

Nëse fitojmë Kupën e Botës, do ta bëj tatuazh fytyrën e trajnerit Luis de la Fuente në bicepsin tim”, tha ai për Fox Sports, transmeton Klankosova.tv.

Spanja dhe Argjentina do të përballen të dielën nga ora 21:00 në stadiumin “MetLife”, në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026.

Latest news
Related news