Arsenali shton presionin për Morgan Rogers

Arsenali nuk ka hequr dorë nga Morgan Rogers dhe po vazhdon kontaktet me Aston Villan dhe përfaqësuesit e lojtarit.

Sipas mediave angleze, 23-vjeçari është i hapur për një transferim në Londër, ndërsa Declan Rice po përpiqet ta bindë shokun e tij të kombëtares.

Aston Villa këmbëngul se Rogers nuk është në shitje, por një ofertë rekord mund t’i ndryshojë planet e klubit.

Ndërkohë, drejtuesit e Villës kanë nisur të shqyrtojnë emra të rinj për repartin ofensiv, mes tyre Crysencio Summerville dhe Ibrahim Mbaye.

Latest news
Related news