Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për shitblerje të lëndëve narkotike, ndërsa Policia e Kosovës ka konfiskuar gjashtë paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë.
Policia bëri të ditur se i dyshuari, me inicialet F.S., u lokalizua në një lokal në Podujevë nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia Prishtinë, të cilët po zbatonin Planin Operativ “Vera 2026”.
Gjatë kontrollit, përveç gjashtë paketimeve me lëndë narkotike, u sekuestruan edhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin.
Sipas Policisë, aksioni u ndërmor pasi hetuesit kishin pranuar informacione se i dyshuari po merrej me shitblerje të narkotikëve.
Pas intervistimit, ndaj F.S. u iniciua rasti për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



