Barcelona me mesazh para finales: “Botërori kalon përmes La Masias”

Brcelona ka publikuar një video emocionuese në prag të finales së madhe të Kupës së Botës 2026, ku do të përballen Spanja dhe Argjentina.

Në qendër të vëmendjes janë dy emra të lidhur ngushtë me akademinë legjendare të klubit katalanas, Lionel Messi dhe Lamine Yamal, transmeton Klankosova.tv.

Në videon e publikuar, Barcelona rikthen pamje nga hapat e parë të Messit me fanellën e katalunasve, si dhe momentet e para të Yamalit në akademinë e famshme, La Masia, duke vënë në pah rrugëtimin e dy yjeve drejt finales së Botërorit.

“Finalja e Kupës së Botës kalon përmes La Masias”, është mesazhi që shoqëron videon, duke theksuar rolin e akademisë së Barcelonës në formimin e dy futbollistëve.

Messi do ta udhëheqë Argjentinën në kërkim të një tjetër triumfi botëror, ndërsa Yamal synon ta udhëheqë Spanjën drejt titullit, në finalen që zhvillohet të dielën nga ora 21:00 në stadiumin “MetLife”.

Latest news
Related news