Qytetarët e Kosovës kanë besim të lartë në partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbështesin procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Sipas një matjeje të pavarur të opinionit publik nga platforma U Balkans, 83% e qytetarëve të Kosovës mbështesin anëtarësimin e vendit në BE, ndërsa 85% besojnë se hyrja në BE do të sillte më shumë përfitime sesa pasoja negative.
Sondazhi tregon po ashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të gëzojnë besimin më të madh te qytetarët e Kosovës, me 88% përkrahje, transmeton Klankosova.tv.
Po me 88% renditet edhe NATO, ndërsa BE ka 83% besim nga të anketuarit.
Sa i përket pritjeve nga BE-ja, qytetarët e Kosovës vlerësojnë se mbështetja më e madhe duhet të fokusohet në zhvillimin ekonomik dhe tregtinë, kujdesin shëndetësor, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e ligjit.
Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ende nuk ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pavarësisht aplikimit të saj për anëtarësim në vitin 2022.
Ndiqni detajet e plota përmes kronikës në “Info Magazine”:



