Zyrtare: Mërgim Vojvoda transferohet te Udinese

Mërgim Vojvoda është zyrtarisht lojtar i Udineses.

Klubi italian ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të Kombëtares së Kosovës nga Como, duke e prezantuar si një përforcim të rëndësishëm për repartin defensiv.

31-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2028, me opsion për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një sezon tjetër, transmeton Klankosova.tv.

Në njoftimin zyrtar, Udinese e vlerësoi Vojvodën si një futbollist shumë të gjithanshëm, i aftë të luajë si në mbrojtjen me katër lojtarë, ashtu edhe në rolin e krahut të djathtë në skemat me pesë mbrojtës. Klubi thekson gjithashtu cilësitë e tij teknike dhe kontributin në fazën sulmuese.

Vojvoda pritet të jetë një nga emrat e rëndësishëm në repartin defensiv të skuadrës friuliane për sezonin e ri në elitën e futbollit italian.

Latest news
Related news