Interi me përforcim të ri, merr Bonny-n e Parmës

Yoan Bonny do t’i bashkohet Interit, pasi marrëveshja mes klubit zikaltër dhe Parmës është arritur plotësisht, njofton gazetari Fabrizio Romano.

Sulmuesi francez do të transferohet për 23 milionë euro plus tre milionë euro bonuse, ndërsa kontrata personale gjithashtu është finalizuar.

Pavarësisht interesimit nga klube të tjera, kalimi te Interi nuk ka qenë asnjëherë në dyshim.

Pritet vetëm zyrtarizimi i transferimit pas përfundimit të procedurave formale.

The post Interi me përforcim të ri, merr Bonny-n e Parmës appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news