Një aeroplan që transportonte trupin e ish-udhëheqësit suprem Ali Khamenei ka mbërritur në Mashhad, qytetin më të shenjtë të Iranit.
Agjencia e lajmeve Tasnim, e lidhur me IRGC-në, raporton se fazat e fundit të procesionit mortor do të fillojnë në orën 14:00 sipas kohës lokale (11:30 BST).
Arkivoli i Khameneit është ekspozuar nëpër Iran dhe Irak për gjashtë ditë dhe do të varroset në Mashhad, ku ka lindur ish-udhëheqësi suprem, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv




