Ministria e Iranit ka thënë në një deklaratë se dy fusha të mëdha gazi në Bushehr të Iranit janë sulmuar nga Izraeli.
Duke cituar dëshmitarë okularë, mediat iraniane thonë se njëra nga to është fusha e gazit South Pars, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Një kompani tjetër gazi, Fajr Jam Gas Refining Company është gjithashtu në shënjestër në të njëjtën provincë.
Kjo është hera e parë që u raportua për sulme të Izraelit ndaj fushave të gazit në Iran.
The post Irani thotë se Izraeli ka sulmuar dy fusha gazi appeared first on Klan Kosova.



